
Ekspozita tradicionale"Duart e Vyeshme"në Bujanoc, dorëzoni punimet
Shtëpia e Kulturës "Vuk Karaxhiq" në Bujanoc, organizon për të 17-të herë ekspozitën tradicionale"Duart e Vyeshme".Kjo ekspozitë realizohet në kuadër të ditës së këtij institucioni e cila do të mbahet e hapur për publikun nga 7 Nëntor dhe do të zgjasë deri më 9 Nëntor.
Në këtë ekspozitë do të prezentohen të gjitha punimet e dorës të cilat bashkëqytetarët i punojnë.
Andaj ftohen të gjithë të interesuarit të lajmërohen në kohën prej 20 Tetorit deri më 1 Nëntor duke filluar nga ora 07:00-15:00 gjatë kohës së punës./Titulli.com/